Me 77 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë i dha dritën jeshile miratimit të marrëveshjes me Italinë, që refugjatët të strehohen në Gjadër dhe Shëngjin. PDIU bashkoi votat me mazhorancën, dhe deputetja Mesila Doda u shpreh se të gjithë duhet të kishim votuar pro, pasi Italia është një vend mik.
”Ka patur një votim të deputetëve të PDIU-së pro marrëveshjes me Italinë dhe bëhet fjalë për një shtet mik për një shtet që është gjetur gjithmonë pranë nesh në momente tona të krizave. Ne duhet të jemi krah tyre. Është vendim i GJK. Nuk bëhet fjalë të mbështesim individë si Fredi Beleri, por flasim për një vend mik”,-tha Doda.
Lexo edhe :
Related Posts
E pyetur nëse do të bashkohen me Partinë Socialiste, Doda u përgjigj: ”Ky është një konkluzion i juaji. Bëhet fjalë për marrëveshjen me Italinë, do duhej të mbështetja nga të gjithë. Ne sa herë kemi pasur nevojë kemi pasur përkrah shtetin italian. Pjesa tjetër janë thjesht konkluzione të juaja”.