Steve Bing, babai i djalit të Liz Hurley, Damian, i njohur edhe si playboy i Hollivudit, multimilioner, kineast dhe filantrop, ka vrarë veten në moshën 55-vjeçare.
Bing raportohet se është hedhur nga kati 27-të i i apartamentit të tij në Los Anxhelos, rreth orës 1 pasdite të hënën, pasi kishte rënë në depresion për shkak të pandemisë dhe karantinës, thanë burime për TMZ.
Ai do të mbahet mend për prodhimin e filmave të njohur si “Get Carter” apo “Polar Express”, ku luan Tom Hanks.
Ish presidenti Bill Klinton, një mik i Bing bëri një dedikim prekës për humbjen e tij.
“Unë e doja shumë Steve Bing. Ai kishte një zemër të madhe dhe ishte i gatshëm të bënte gjithçka që mundte për njerëzit dhe gjërat në të cilat ai besonte. Do të më mungojë shumë ai dhe entuziazmi i tij, shpresoj që ai më në fund të ketë gjetur paqen”.
Bing ishte një donator i mirënjohur për kauza liberale, përfshirë Fondacionin Klinton. Ai bëri bujë në vitin 2009 kur pagoi fluturimin që Klinton kërkoi për të sjellë dy gazetarë nga Koreja e Veriut në SHBA, pasi po mbaheshin peng nën akuzat e spiunimit.
Bing mendohet se kishte një pasuri me vlerë rreth 590 milionë dollarë deri në momentin që vdiq.