Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Regjistri i gjendjes civile nuk punon, bebet ngelen pa adresa

17:55 / January 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bebe 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Regjistri i gjendjes civile nuk punon. Për momentin aty nuk mund të regjistrohet asnjë fëmijë i porsalindur.

Gazeta Si e mësoi këtë problem nga shqetësimi i disa prindërve të rinj.

Por lajmi është i konfirmuar edhe nga institucionet. Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Bledar Doracaj i tha gazetës se në sistem janë krijuar probleme me adresat e pasakta, por shpreson që problemi të zgjidhet sa më shpejt të jetë i mundur.

Gazeta mësoi se  për shkak të bllokimit momental të regjistrit të gjendjes civile nuk mund të bëhen asnjë veprim tjetër.

“Çdo gjë ka një kosto në ne po punojmë 24 orë që të zgjidhim problemet rast pas rasti. Po punohet për adresat e prindërve që janë të pa sakta. Është një problem shqiptar prej shumë vitesh me adresat të pa sakta dhe ne tani, po bëjmë një listë adresash që kanë dhënë disa prindër. Adresat duhet të përditësohen nga zyra e urbanistikës. Besoj se ky problem do të zgjidhet çështje ditësh,” shprehet Doracaj.

Adresat e pa sakta kanë qenë një problem prej kohësh në vendin tonë. Edhe pse që prej vitit 2015 është miratuar projektligji për regjistrimin e adresave, ende ka adresa të pasakta që më pas sjellin shqetësime të tjera.

Për sa i përket regjistri, një nga shqetësimet më kryesore të prindërve ishte për  foshnjat e sapo lindura nëse  ata  mund të shkonin në konsultore për vaksinat  edhe pse nuk janë të regjistruar në gjendjen civile.

Gazeta pyeti ministrinë e Shëndetësisë e cila u përgjigje se “ky fenomen nuk do të ndikojë në konsultoret e fëmijëve, për vizitat e ndryshme që mund të kryejnë pasi foshnjat vaksinohen që në materniteti dhe vetëm pas dy muajve ju duhet të rikthehen.” Dhe deri atëherë institucionet shpresojnë që  problemi të zgjidhet.

Bledar Doracaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.