Nga data dy shtator do të nisë regjistrimi i fëmijëve në kopshte. Kjo periudhë do të zgjasë dy javë.
Lajmin e dha Drejtoresha e Qendrës Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Zhaneta Beqiri teksa ishte e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24.
Ajo sqaroi procedurat që duhet të ndjekë secili prind për të bërë të mundur regjistrimin e fëmijëve.
Ajo përmendi edhe kategorinë për të cilën do të ketë më shumë prioritet, ku kryesojnë fëmijët që kanë prindërit në punë.
“Në 2 shtator nisin aplikimet për në kopshte. Dy javë do të zgjasë periudha e regjistrimeve, në kopsht do të ketë një komision, i përbërë nga drejtoresha e kopshtit, edukatorja më e vjetër si edhe një përfaqësues i bashkisë.
Për prindërit është e patolerueshme, kartela e vaksinimit, certifikata e fëmijës dhe ajo familjare ( karte dhe autorizim qe ta bëjmë ne ) dhe vërtetimin e punës, për të bërë ndarjen e fëmijëve me gjumë e pa gjumë,”- u shpreh ajo.