Ka nisur mbledhja në KQZ, e cila do të marrë vendimin nëse do të regjistrohet apo jo në zgjedhjet vendore të 14 majit grupimi i Enkelejd Alibeajt.
Përfaqësuar ligjor i këtij grupimi, Indrit Sefa, deklaroi se kreu i KQZ, Ilirian Celibashi, nuk ka zbatuar ligjin dhe se ka zvarritur vendimin për PD, duke i shkaktuar sipas tij një dëm të jashtëzakonshëm kësaj force politike.
“Interpretimi juaj nuk lidhet me zbatueshmërinë e ligjit dhe si rrjedhojë kjo vendimmarrje dhe zvarritja edhe zgjatja e këtyre afateve i ka sjellë një dëm të jashtëzakonshëm Partisë Demokratike”, u shpreh Sefa.