Në vendin tonë vijon të ketë një rritje të ndjeshme të rasteve të reja me COVID-19. Si rezultat i 2.568 testimeve, në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 40 qytetarë, ndërsa asnjë person nuk ka ndërruar jetë.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rastet e reja të infeksionit u evidentuan në këto Bashki: 12 raste në Tiranë, nga 5 raste në Elbasan, Lezhë, nga 3 raste në Shkodër, Vlorë, nga 2 raste në Fier, Dimal, Patos, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Kavajë, Gjirokastër, Peqin, Kuçovë.
Aktualisht në të gjithë vendin janë 421 pacientë aktivë, ku mësohet se 24 prej tyre po marrin mjekim të specializuar në Spitalin Infektiv.
Gjatë 24 orëve janë shëruar 21 qytetarë, duke e çuar në 130.243 numrin e personave që kanë fituar luftën me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë në vendi tonë. Fatkeqësish, 2,457 qytetarë nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me koronavirusin.
Sot ka a nisur muaji i hapur i vaksinimit për çdo person mbi 18 vjeç, ndërsa Ministria e Shëndetësisë iu bën apel qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19 për të frenuar përhapjen e virusit si edhe për të mbrojtur veten dhe të tjerët rreth nesh.
Statistika (1 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 40
Të shëruar në 24 orë 21
Të shtruar në spitale 24
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2568
Testime totale 902,914
Raste pozitive 133,121
Raste të shëruara 130,243
Raste Aktive 421
Humbje jete 2,457
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 152
Elbasan 58
Lezhë 36
Shkodër 34
Kukës 32
Vlorë 32
Fier 25
Berat 21
Korçë 15
Durrës 10
Gjirokastër 6