Pasditen e sotme, në Turqi është regjistruar një tjetër tërmet.
Lëkundjet kanë qenë me magnitudë 4.4 ballë të shkallës Rihter, me thellësi 10 kilometra.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në Göksun të Kahramanmaras, ndërsa disa lëkundje të tjera më të forta janë regjistruar disa orë më parë.
Në 4 orët e fundit, Turqia ka regjistruar 7 tërmete të magnitudave të ndryshme.