Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi për shtatë raste të reja më COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 985.
“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit 5 raste, 4 raste Ferizaj, 1 rast Balaj, dhe me nga 1 rast në Gjilan dhe Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Institutit.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 23 pacientë që kanë qenë të infektuar me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.
“Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 736 raste”, bëri të ditur Instituti.
Deri më tani në Kosovë nga COVID-19 kanë vdekur 29 pacientë, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.