Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Rei Manaj po kalon një moment të vështirë, ndërsa është i shtruar në spital në Granada. Lojtari mori një goditje në kokë, që sipas mjekëve dyshohet se i ka shkatuar dëmtime në tru në takimin mes Granadas dhe Albasetes gjatë pjesës së pare. Futbollisti i Granadas, German, e goditi me shkelm në kokë sulmuesin kuqezi. Ai mori ndihmën e parë, por për shkak të përkeqësimit të gjendjes u dërgua nga mjekët në spital.
Pas mbarimit të pjesës së parë të ndeshjes, klubi spanjoll informoi se Manaj ka pësuar trauma në kokë dhe se ndodhet në spital. Tifozët shprehën solidaritet për lojtarin, ndërkohë që kritikuan ashpër ndaj gjyqtarit të takimit, që ndëshkoi vetëm me karton të verdhë autorin e dëmtimit. Ky i fundit menjëherë shkoi në spital për të parë gjendjen e Manajt në përfundim të takimit.