Ish-futbollisti i Shqipërisë Erion Bogdani u shpreh kritik ndaj trajnerit Reja për vendosjen e lojtarit Myrto Uzuni në prapavijë me Kazakistanin, ku u pa në vështirësi sot. Në studion e “Sport Neës Plus” në “Neës 24”, golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares shqiptare theksoi se në vend të Uzunit duhej të vendosej mbrojtësi i Goricës Albi Doka.
“Fitoi Shqipëria, edhe pse sot ishte më i rëndësishëm rezultati. Vinim pas ndeshjeve jo të mira, nuk diskutohej kundërshtari, Kazakistani, jemi më superior se ata, nga mënyra e lojës dhe skemës kemi për të diskutuar.
Kemi pasur shumë ndryshime në formacion. Niveli i futbollistëve tanë duhet të pretendojmë më tepër. Kur shkoi Maqedonia në Europian, duhet të pretendojmë dhe ne. Pas EURO 2016 po kalojmë kohë të turbullt. Jemi mundur nga ekipet më inferiore. Siç e ka thënë trajneri dhe Federata, me këto ekipe dhe në lojë dhe në rezultat, kur luan me ekipe të tilla, një fitore bën diferencën dhe mund të shkosh në Europian.
Formacioni, dhe me një ekip të dobët, Uzuni e pamë se e ka shumë të vështirë të luajë në atë rol që qe sot. Para disa ditësh, thamë që Uzuni e gjeti veten. Ishte ndër më të mirët me Kosovën. Ishte mjaft mirë. Sot kundër Kazakistanit ishte shumë në vështirësi.
Me lojtarët që kemi, s’duhet ta diskutojmë në vendin e parë. Sepse kemi lojtarë që luajnë në Ligën e Kampioneve: Uzunin, Hysajn, Gjimshitin, Strakoshën. Doka mund të luante sot në atë vend që qe Uzuni. Me Kosovën Uzuni qe mirë, kurse dhe me një ekip si Kazakistani, u pa që qe në vështirësi.
Kjo ndodh sepse ekipi kombëtar është zgjedhje. Trajneri tha se kemi lojtarë të rinj. Nuk kemi futbollistë 35-36 vjeç që do zëvendësojmë. Kur vijnë lojtarë të rinj duhet të zgjedhim. Me skemën që përdor Reja ose të luaj Cikalleshi me Uzunin, ose Manaj me Uzunin. Sot trajneri mund të vinte Manaj me Cikalleshin dhe pastaj të fuste Uzunin. Uzuni është i rëndësishëm. Ai mund të japë më shumë te vendi i vet. Më mirë të kishte luajtur si në ndeshjen me Kosovën. Po ti thoshte sot Uzunit do luash portier, do ta bënte”, deklaroi Bogdani.