Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Reja: Largohem me kokën lart, kam një mesazh për Sylvinhon

10:50 / January 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
reja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edi Reja drejtoi kombëtaren shqiptare nga 17 prilli i vitit 2019 deri në 23 dhjetor të vitit 2021. Trajneri italian udhëhoqi kuqezinjtë në 38 ndeshje, duke siguruar një mesatare prej 1.34 pikësh.

77-vjeçari u paraqit përkrah presidentit Armand Duka dhe pasuesit Sylvinho, të cilin e uroi.

“Jam jashtëzakonisht i emocionuar. Çdo rrugëtim ka një fund, por do doja të nënvizojë rezultatet kemi arritur, që nuk janë për t’u lënë menjanë. Kemi bërë të luajnë rreth 40 lojtarë, kemi arritur rezultate pozitive dhe ishim shumë afër kualifikimit në Botëror. Për një pikë mund të arrinim në “play-off” për të shkuar në Botëror.

Kam gjetur një skuadër që nuk kishte as krye dhe as fund. Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme. Nuk kemi pasur qëllime personale, e kemi bërë gjithçka për Federatën, raportet me presidentit kanë qenë profesionale.

Dua të falënderoj ndihmësit Bulku dhe Salihi, më kanë mbështetur shumë. Falënderoj edhe bashkëpunëtorët e tjerë. Po largohem por po lë pas këtu një pjesë të zemrës time.

Dua të falënderoj presidentin Duka për këtë mundësi. Dua të falënderoj gazetarët, disa të tjerë më pak sepse më kanë vendosur në vështirësi. Punën time le ta gjykojnë të tjerët. Unë largohem me kokën lart dhe i kënaqur.

Kemi krijuar një strukturë, një skuadër dhe një grup të bukur. Nëse Sylvinho, të cilin e njoha sot, do të ketë kapacitetin për të bashkuar punën e bërë. Kam marrë rezultate pozitive nga dy ndeshjet e fundit. Uroj të merrën në konsideratë lojtarët e rinj. Ju falënderoj të gjithëve, veçanërisht presidentin.

Më vjen keq që nuk arritëm në Botëror, pasi besoja fort pas dy fitoreve me Hungarinë. Ishim shumë pranë kualifikimit. Uroj që Sylvinho të niset nga kjo bazë. Po lëmë një grup të fortë. Uroj të mos ketë mungesa siç kam pasur unë.

Sylvinho më duket një person i përshtatshëm nga ana njerëzëve dhe profesionale për të drejtuar këtë kombëtare”, përfundoi Reja.

Edi Reja Sylvinho
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

09:34 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Momenti më i komentuar në rrjetet sociale, boksierit i bie parukja gjatë ndeshjes

15:59 / February 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.