Vala dytë e pandemisë është kthyer në një shqetësim në Maqedoninë e Veriut.
Mediat fqinje bëjnë me dije se vetëm sot janë regjistruar 193 raste të reja me COVID-19, ndërsa numri i të prekurve ka arritur në 4482, prej tyre 2469 raste aktive.
Shkupi mban rekordin me 140 raste në 24 orët e fund dhe 1425 raste aktive. Në Tetovë u shtuan 19, Ohër 11, Shtip 6, Strugë 5, Gostivar 4, nga 2 në Kumanovë, Resnjë dhe Veles.
Ministria e Shëndetësisë
Shkup 140 – total 2137
Tetovë 19 – total 459
Ohër 11 – total 84
Shtip 6, Strugë 5, Gostivar 4
Nga 2 në Kumanovë, Resnjë dhe Veles
Nga 1 në Dibër dhe Sveti Nikollë
Pacientë të shëruar në 24 orë kanë rezultuar 46 persona, ndërsa 9 pacientë kanë ndërruar jetë. 5 prej tyre ishin nga Shkupi, 2 nga Kumanova, një në Tetovë dhe një në Ohër.