Franca ka regjistruar shifra rekord infektimesh me koronavirus në 24 orët e fundit. Mësohet se 161,950 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID gjatë këtyre 24 orëve.
Minisria e Shëndetësisë raporton se 116 pacientë kanë humbur jetën nga COVID. Sakaq, 1,561 pacientë po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv.