Ndonëse duhen edhe më shumë se 10 ditë për të ardhur gushti, po muaji korrik ka shënuar numra të lartë të viktimave dhe të sëmurëve nga virusi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe vendet më të goditura nga virusi kanë regjistruar shifra shqetësuese gjatë këtij muaji. Shifrat po thyejnë rekord ditë pas dite atje.
Më 16 korrik, vendi raportoi rekordin e tij të fundit një-ditor me të paktën 77.255 raste të reja, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Numri i dytë më i lartë u raportua një ditë më vonë: 71,558. Ndërsa të shtunën u reagjistruan 63.698 raste të reja.
Pas këtyre shifrave, shtete në të gjithë Jugun dhe pjesët e tjera të vendit paralajmëruan një rritje të të rinjve që rezultonin të infektuar nga virusi.
Megjithatë pavarësisht pandemisë dhe shifrave të frikshme të të sëmurëve me virus, pamjet në plazhe dhe festa të mbushura me njerëz, nuk munguan duke treguar që njerëzit nuk po shqetësohen aspak për çfarë po ndodh në v endin e tyre.
Megjithatë ekspertët paralajmërojnë amerikanët të qëndrojnë në shtëpi kur është e mundur, kanë alarmuar ekspertët.
Në mes të qershorit, Florida raportoi afro 4,000 raste të reja brenda një dite, një rritje rekord. Tashmë Florida është bërë një vatër e re koronavirusi, duke raportuar 12.400 raste të reja të dielën.
Gjatë javëve të fundit, spitalet në të gjithë vendin kanë arritur kapacitetet e tyre. Të paktën 27 shtete amerikane mbështetur planet e tyre të rihapjes për të ngadalësuar përhapjen e virusit.
Vlerësimet e reja nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se të paktën 40% e njerëzve që marrin virusin nuk mund të shfaqnin simptoma, domethënë mijëra amerikanë mund të mos dinë që e kanë virusin, por ato ndëkrohë po infektojnë njerëz të tjerë.
Sipas zyrtarëve tubimet në bare të mbushura me njerëz janë disa nga nxitësit kryesorë të kësaj rritjeje. Për të parandaluar goditje të mëtejshme, pjesë të vendit, përfshirë Arizona, California dhe Texas kanë mbyllur lokalet e natës, në përpjekje të frenimit të pandemisë.
Maska për fytyrën kanë thënë ekspertët, janë arma më e fuqishme kundër virusit të paktën deri më tani.
Me rritjen e rasteve, të dhënat tregojnë se më shumë se 150,000 vdekje amerikane do të lidhen me virusin deri në 8 gusht, sipas një parashikimi të CDC.
Parashikimi i mëparshëm i publikuar në 9 korrik parashikonte afro 147,000 vdekje deri më 1 gusht. Të paktën 140,119 amerikanë kanë vdekur nga virusi, sipas të dhënave zyrtare, ndërsa ka pasur më shumë se 3.7 milion raste në vend deri të dielën.