Biznesmeni i lidhur me Kremlinin që kontrollon grupin mercenar, Wagner, Yevgeny Prigozhin, tha se mbi 5.000 të burgosur janë falur dhe u janë kthyer jetës civile pasi kanë shërbyer për gjashtë muaj duke luftuar në Ukrainë.
Në një deklaratë të publikuar nga shërbimi për shtyp i Prigozhnit, ai u shpreh se më pak se 1 për qind e tyre kanë kryer ndonjë krim tjetër në muajin e parë pasi janë kthyer në Rusi. Ai pretendoi se kjo përqindje është shumë më e ulët sesa niveli tipik i recidivizmit.
“Kemi reduktuar krimin në Rusi”, theksoi Prigozhin.
Anëtarët e Wagneriit, me mijëra burra të rekrutuar nga burgjet në mbarë Rusinë, kanë qenë aktivisht të përfshirë në pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, që Rusia nisi shkurtin e vitit të kaluar.