Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata thotë se kurba epidemilogjike në vend është në rënie dhe këtë e lidhi me uljen e numrit të viktimave dhe të shtrimeve të pacientëve në spital.
Bazuar në këto tregues, Gjata është i mendimit që autoritetet duhet të rishikojnë orën policore.
Lidhur me efektet anësore të vaksinave, Rektori i Universitetit të Mjekësisë thotë se në Shqipëri nuk është shënuar asnjë komplikacion.
Teksa citon studimet e virologëve, Gjata thekson se vaksinat kineze e ruse shkaktojnë më pak komlikacione, por kanë mbrojtje më të ulët ndaj virusit.
“Po të lexojmë materialet, sepse tek ne nuk ka ndonjë të dhënë për kombinacione që ka ndodhur si rezultat i përdorimit të vaksinave ruse ose kinze. Në një studim të fundit të dy nga virologëve më të mirë në botë, ata tregonin avantazhet dhe të metat që kishin vaksinat, ku vaksinat kineze dhe ruse janë vaksina që shkaktojnë më pak komplikacione post-operatore dhe kanë një mbrojtje më të ulët dhe përfundimi i atij artikulli ishte që pavarësisht çfarë vaksine, e rëndësishme është që qytetarët të vaksinohen”, tha Gjata.
Ai pohoi se vaksina “Pfizer”, sipas studimeve është dëshmuar deri tani se ka mbrojtjen më të lartë ndaj Covid-19.
“Sipas studimeve që janë deri tani, qoftë vaksinat ruse, qoftë kineze shmangin 100% format e rënda të Covid-it, shtrimet në spital dhe mortalitetin (vdekjet). Mbrojtjen më të lartën nga mos-zënia e Covid-19 e ka Pfizer, pastaj pasohet nga Moderna, AstraZeneca dhe më pas vijnë vaksinat kineze dhe ruse”, tha ai.