Mbrëmjen e së shtunës, një grup i forcave speciale RENEA ka mbërritur në Emiratet e Bashkuara Arabe, konkretisht në Dubai.
A është qëllimi i fluturimit arrestimi i kriminelëve shqiptarë që i fshihen drejtësisë në këtë vend? Jo është pjesëmarrja në turneun “Uae Swat Challenge”. Bëhet fjalë për një garë ku marrin pjesë rreth 60 skuadra nga forcat speciale nga e gjithë bota.
Turneu do të mbahet nga data 20 deri më 24 shkurt, ku do të garohet në disiplina të ndryshme përkrah forcave të tjera speciale, duke nisur nga aftesitë taktike, qëndrueshmërinë fizike dhe fokusin mendor.