Policia e Tiranës ka arrestuar dy punëtorët dhe inxhinierin e pallatit të kompanisë Arlis sh.p.k për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme në bulevardin “Gjergj Fishta”, ku 2 kalimtarë të rastit mbetën të plagosur si pasojë e rrëzimit të skelave të pallatit në ndërtim.
Për rrëzimin e skeles ku të plagosur mbeten dy kalimtarë, ata dyshohen se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë. Punëtorët kanë qenë në skelë duke punuar kur u kanë rënë nga duart shufrat metalike dhe elementë të tjerë ndërtimi që ndikuan në rrëzimin e skelës.
Ndërsa inxhinieri akuzohet se nuk ka ndjekur punimet dhe nuk ka monitoruar masat për mbrojtjen në punë.