Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Rënie dramatike”, Netanyahu: SHBA po vonon dërgesat e armëve

14:56 / June 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 acec67d0849687459ebac59d38614e22
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka thënë kabinetit të tij të dielën që po vërehet “rënie dramatike” në dërgesat e armëve amerikane për përpjekjet e Izraelit në luftën në Gazë. Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, e ka mohuar këtë pretendim ditë më parë. Deklarata e Netanyahut është parë si shenjë për rritje të tensioneve mes dy vendeve aleate. Netanyahu i ka thënë kabinetit të tij se mungesat e para janë vërejtur katër muaj më parë, pa përmendur diçka konkrete, dhe se “disa pajisje kanë arritur në mënyrë sporadike, mirëpo municionet kanë mbetur mbrapa”.

Mospajtimet mes dy vendeve kanë të bëjnë me luftën në Gazë, kryesisht lidhur me qasjen e izraelitëve në këtë konflikt dhe për sigurinë e palestinezëve atje. Presidenti Biden e ka vonuar dërgimin e disa bombave të rënda qysh prej majit, mirëpo administrata e tij i ka hedhur poshtë deklaratat e Netanyahut se bëhet fjalë edhe për dërgesa tjera.

“Pas asaj që kam dëgjuar në ditët e fundit, shpresoj dhe besoj që kjo çështje do të zgjidhjet shpejt”, ka thënë të dielën Netanyahu, pa dhënë më shumë hollësi.

Ai i ka bërë këto deklarata disa orë pasi ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka udhëtuar në Uashington për t’u takuar me zyrtarë të lartë. Lufta në Gazë, e nxitur nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian më 7 tetor në jug të Izraelit, ka sfiduar marrëdhëniet Izrael-SHBA, si kurrë më parë. Në atë sulm janë vrarë rreth 1.200 izraelitë dhe janë marrë peng mbi 240 të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë deklaron se prej nisjes së luftës janë vrarë më shumë se 37.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë. Ndonëse SHBA-ja ka thënë se mbështet fuqishëm synimet e Izraelit për lirim të pengjeve dhe mposhtje të Hamasit, autoritetet amerikane janë të shqetësuara për numrin e viktimave palestineze dhe krizën humanitare të krijuar prej luftës./ REL

izrael Netanyahu SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.