Një ngjarje e rëndë ka tronditur këto dy ditë vendin. Aleksandër Sadikaj u vra me 500 gr eksploziv C4 në makinë. Sadikaj kishte mjaft shokë e miq.
Të afërmit dhe të njohurit kanë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të tij. Një dedikim mjaft prekës bëri e motra e cila iu ‘lut’ që ta merrte në ‘rrugën e gjatë e të bukur’. Së fundmi ka reaguar edhe reperi i njohur Finem.
Në një postim në instastory Finem shkruan:
U prehsh në paqe vëlla!
27-vjeçari ishte mik i shumë vipave në Shqipëri. Ai kishte ngritur një biznes në Memaliaj që frekuentohej nga personazhe të njohur. Edhe në varrimin e tij morën pjesë shumë reperë dhe personazhe publikë.