Nga Arvit Bushati- Kryetar at Forumi Rinor i Partisë Demokratike – Shkodër
Me beso, vetem sepse je rreth te tridhjetave vendosa te replikoj.
Ne fakt une nga ty e shoket si ty, si bashkemoshatar te mi, perfaqesues te nje brezi, prisja te artikuloje nje menyre tjeter te te parit te gjerave.
E di, nuk shkon pertej vetes, e kuptoj qe nuk ta lejojne.
Per ty qe po behet e padurueshme qe politikisht 10 vete apo 5 familje, paskan kapur per 30 vjet me rradhe peng nje qytet, behet e pabesueshme kur kujton qe jo 10 por 5 vete nen pushtetin e nje bastardi kane kapur ne zoterim cdo pushtet ne Shqiperi, perfshire dhe ate politik dhe ekonomik.
Ndoshta ngaqe je tek 30, memoria s’ta lejon, por kane provuar edhe te tjere para teje kete lojen e diversionit te figurave brenda te djathtes, por fatkeqesisht per ju, nuk ka funksionuar kurre.
Si nje 30 vjecar ti duhet ta dish qe perpara njerezve duhet dale me platforma, me ide.
Ide prej atyre te vertetave, jo nga keto te tuat qe meqenese me te djathten keni 30 vjet, na e jepni njehere neve.
Per shembull, a e di sa shume shkodranet e vleresojne kur reziston i paperlyer?
Ndoshta edhe rrezohesh, ama po ishe i tille ne Shkoder perseri cohesh.
Besoj e di, ne Shkoder te dojne kur nuk provon te behesh pale, apo te vendosesh mes konflikteve qe per sherr trazojne nje qytet.
Ne Shkoder te dojne kur flet shkodranshe pa frike, e kur perseri qendron pa frike perballe cdo frike qe mund te provohet ti imponohet ketij qyteti.
Ne Shkoder te dojne me shume, kur me nje pershendetje i percjell perdite njerezit e jo atehere kur i rrethuar nga blinda e autoblinda me te zeza duke filluar nga xhamat e duke perfunduar tek corapet, sigurisht per ato te kembes e kam fjalen, provon te intimidosh votuesit e ketij qyteti.
Kur lexova se cfare kishe shkruajtur per te rinjte ne fakt s’rezistoja dot pa qeshur, mu kujtua momenti kur nje dite mora vesh qe perfaqesuesin politik me te larte te politikave rinore ne kampin tuaj e kishit derguar me detyre ne burg.
Per nje moment mendova se mos me kete rast kishit hapur edhe nje fushate anetaresimesh te reja.
Une nuk e di si mund te jesh kaq optimist per kete situate qe po kalon Shqiperia, kur kemi nje sistem qe me lehte pranon kushtet e Balilit sesa kerkesat e studenteve te vendit tim.
Une nuk e di se si ti kaq lehte e pranon situaten e rendit dhe sigurise ne qytetin tone.
Ti e shikon perdite, pernate ka njerez me pak ne cdo cep te qytetit, ndersa ti mendjen e ke vetem tek ballkoni.
Ne Shkoder ne harkun kohor te 10 viteve numri i studenteve ka rene me 10000, kjo padyshim edhe pasqyre e gjendjes qe po kalon i gjithe vendi, ndersa ti, bashkemoshatari im, per hater te nderit te forces te cilen mbron, s’mendon te thuash asnje ide se cfare mund te bejme ta ndalim kete hemoragji.
Shkodranet ne dej kane gjak fisnik, prandaj nuk ju mbeshteten kurre.
Po si mund ta vendosni partine perpara Shqiperise!!!
Prandaj s’ju mbeshtesin!
Shkodranet te paren kane vetem Shqiperine, kur vjen puna per partine, besojne tek ajo Demokratike.
Lexo edhe : https://tirananews.al/pse-e-djathta-rrezikon-te-humbase-pas-30-vitesh-shkodren/