Sëmundjet reumatizmale janë ndër shqetësimet më të shpeshta të shëndetit edhe në popullatën shqiptare, që prekin kryesisht moshat e rritura, por nuk mungon përhapja e tyre edhe tek më të rinjtë
Kjo sëmundje shoqërohet me dhimbje të forta, të therura dhe ënjtje të kyçeve, por ekzistojnë disa kura natyrale sipas grekëve të lashtë mbulimi i terë me rërë, ka aftësi kuruese kundër reumatizmës.
Terapia e rërës kundër reumatizmës
1. Rëra e pastër ka aftësi të jashtëzakonshme terapeutike për shkak të mineraleve që përmban. Në të gjenden silikoni sodium, magnezi, kaliumi, jodi, klori dhe kalçiumi që përthithen nga deti.
2. Magnezi është shumë i domosdoshëm për kockat, dhëmbët, zemrën, sistemin nervor dhe çdo qelizë në trup. Kur trupi futet në rërë, këto minerale arrjnë të penetrojnë në trup duke sjellë shumë përfitime.
3. Terapia e rërës kombinon efektet mirëbërëse të nxehtësisë dhe këtyre mineraleve.
4. Rëra duhet të jetë e nxehtë por jo përvëluese. Në temperaturën e duhur (pra jo shumë e nxehtë sa nuk durohet), rëra çliron nxehtësinë në mënyrë graduale duke mundësuar hapjen e poreve dhe përthithjen e mineraleve. Ato nuk duhen bërë në pikun e diellit kur vapa është shumë e madhe dhe e padurueshme.
5. Një terapi normale e rërës kundër reumatizmës duhet të zgjasë nga 20 në 40 minuta.
Këto terapi nuk janë të përshtatshme për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës apo tensionet e gjakut.