Rruga nacionale Milot-Burrel aktualisht është e bllokuar për shkak të reshjeve të dëborës.
Dhjetëra makina janë të bllokuara në maloren e Ulzës për shkak se disa mjete nuk janë pajisur me zinxhirë dhe kanë goma verore.
Ndërkohë në rrugë nuk është hedhur kripë e skorie nga firma që ka fituar tenderin e mirëmbajtjes.