Temperaturat kanë shkuar deri në minus 7 gradë celcius në Korçë. Shoferët rekomandohet që të përdorin zinxhirë.
“Gjatë natës në Korçë ka pasur reshje dhe erë të fortë. Temperaturat kanë shkuar deri në minus 7 gradë C dhe rekomandohet për shoferët që të përdorin zinxhirë. Në Pustec janë hapur rrugët me fshatrat.
Edhe në Kolonjë po hapen rrugët e fshatrave, gjithashtu edhe në Pogradec. Në fshatrat e Pogradecit trashësia e borës shkon deri në 50 cm. Për shkak të motit të keq, nuk zhvillohet mësimi në dy shkolla”, raportoi gazetarja.