Ditën e djeshme qeveria greke dërgoi në parlament projektligjin për zgjerimin me 12 milje në detin Jon. Protothema shkruan se projektligji është planifikuar të paraqitet në Komisionin përgjegjës për Punët e Jashtme dhe Mbrojtjen të martën e ardhshme, dhe do të votohet në 19 janar 2021.
Lajmi është raportuar edhe nga “Reuters“, sipas të cilës gjithçka ndodhi pas vizitës së kryeministrit të Shqipërisë në Athinë.
ARTIKULLI I REUTERS
Qeveria konservatore e Greqisë ka paraqitur një projekt-ligj në parlament për të zgjatur kufirin perëndimor të ujërave të saj territoriale në Detin Jon në 12 milje detare, pas negociatave me fqinjët e saj rajonalë Italinë dhe Shqipërinë.
Projekt-ligji, i paraqitur vonë të Premten, do të zgjasë ujërat e tij perëndimorë nga gjashtë milje detare aktualisht. Kjo nuk do të prekë ujërat në Egje, pranë brigjeve jugore dhe lindore të Greqisë, ku Athina ka qenë në mosmarrëveshje me aleatin e saj të NATO-s Turqinë për kufijtë detarë.
Greqia dhe Italia kanë nënshkruar tashmë një marrëveshje mbi kufijtë detarë që krijojnë një zonë ekonomike ekskluzive në Detin Jon, ndërsa Athina dhe Tirana ende nuk kanë rënë dakord për të gjitha detajet e kufirit të tyre detar dhe e kanë referuar çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u takua me homologun e tij shqiptar Edi Rama në Athinë të Premten.
“Ky projekt legjislacion konfirmon strategjinë e Greqisë për të kërkuar marrëveshje me vendet fqinje, bazuar gjithmonë në ligjin ndërkombëtar dhe promovimin e sigurisë dhe prosperitetit në rajon,” tha të Shtunën Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias
Në projekt-ligj, i cili pritet të votohet më vonë këtë muaj, Greqia thotë se sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara 1982 mbi Ligjin e Detit ajo mban të drejtën për të ushtruar të drejtat e saj në pjesë të tjera të territorit të saj. Dendias tha se ky ishte një moment historik për Greqinë.
Në lindje të Greqisë, Turqia ka paralajmëruar se një veprim i ngjashëm nga Athina do të ishte një “casus belli”, ose shkak për luftë.
Të dy vendet ranë dakord disa muaj më parë për të rifilluar bisedimet eksploruese mbi pretendimet e kontestuara detare në zonë pas një ndërprerje katër-vjeçare, por asnjë datë nuk u caktua. Shpresat ishin ringjallur për një rinisje këtë vit.