Francesco Totti dhe partnerja e re e tij, Noemi Bocchi, janë padyshim çifti i momentit dhe në qendër të vëmendjes së mediave italiane, e jo vetëm. Pas Dubait, ku parakaluan në tapetin e tyre të parë të kuq, ata fluturuan drejt Shqipërisë ku në realitet shkojnë shpesh.
Revista e përjavshme italiane “Oggi”, me bazë në Milano dhe ndër më të vjetrat në vendin fqinj, shkruan se udhëtimet e shumta në Ballkan kanë një motiv shumë specifik dhe është në interes të Francesco Tottit.
Në rubrikën e redaktuar nga Alberto Dandolo, shkruhet për fundjavat e shpeshta romantike të çiftit mes Durrësit dhe Tiranës. “Duket se Totti ka interesa profesionale dhe ekonomike në ato fusha”, vijon revista, duke treguar specifikisht këto interesa.
“[…] ai dyshohet se po menaxhon projekte bashkëpunuese me federatën lokale të futbollit. Duket gjithashtu se ish-futbollisti ka investuar shumë para në një transaksion të pasurive të paluajtshme mjaft komplekse dhe mjaft të rrezikshme”, shkruan revista e përjavshme “Oggi”.