Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Revoltë në burgun e Reçit, të dënuarit kanë frikë nga koronavirusi: Shokun tonë e takoi i afërmi nga Italia, ai ka simptoma

23:03 / March 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Burgu i Recit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një person dyshohet se është infektuar nga koronavirusi në burgun e Reçit më Shkodër. Gjithçka është denoncuar nga një i dënuar në burg, i cili ka telefonuar gazetarin Senad Nikshicin, të cilit i ka treguar se 6 ditë më parë shoku i tyre i qelisë ka takuar një të afërmin e tij që kishtë ardhur nga Italia.

I burgosur tregon se një nga shokët e tij të qelisë është shumë i sëmurë që i bie të fikët çdo tri ditë sikur është me epilepsi, dhe një tjetër që i ka ardhur i afërti nga Itali dhe ka të vjellura dhe ka dhimbje koke. Deri më tani nuk ka shkuar asnjë tampon, ndërsa të burgosurit kanë filluar revoltën, duke premtuar edhe vetëflijimin.

“Tek burgu na vijnë e na bëjën presion. Kemi dy të sëmurë, njërit i bie të fikët çdo dy ditë sikur të vuante nga epilepsia. Kurse një tjetër ka një javë që ka ardhur nga Italia është me të vjellura. Ky nga Italia ka ardhur ka nja 6 ditë dhe ka takuar robin e tijnë burg. Ky tani ka shumë ankesa dhe ka dhimbje koke, këtu në burg s’ka as spital. Mjeku ka ardhur e ka kontrolluar me aparat tensioni. Nuk i kanë sjellë asnjë tampon. Ne i kemi dhënë që nuk futemi në dhoma dhe kemi hyrë në grevë urie të gjithë si sektor. Kemi nisur sot, se nga sot i kanë nisur simptomat e forta atij. Njëri ka qënë në dhomë është me atë, ka zemër e tension. Nëse ai e ka, e kemi të gjithë si sektor. Jemi 36 vetë në maksimumi 50 metra katror. Ndërrohen edhe policët. Këtu po digjen batanijet dhe të gjitha gjërat. E kemi përshkallëzuar revoltën. Kërkojmë analiza për nga Tirana. Disa kanë vendosur që të djegin dhomën e të vetëflijohen sepse nuk e gjejmë të drejtën tonë,”-ka rrëfyer qytetari.

Është rënduar bilanci me Covid-19 në Shqipëri, ku numri i të prekurve ka shkuar në 23. Një prej të prekurve, ndërroi jetë dje në Spitalin e Durrësit. Ndërkohë që vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe të punës. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve është që qytetarët të qendrojnë brenda.

Burgu i Reçit koronavirusi revolte simptoma
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

14:20 / February 8, 2026

Detaje të reja nga operacioni “Barriera”/ Si u arrestua i riu nga Kosova në zonën e Freskut?

14:00 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.