Kantautori ka deklaeruar se tregu muzikor ditëve të sotme është bërë ‘çorap’.
I ftuar mbrëmjen e sotme në “Këndo këngën time”, ai u shpreh se në kohërat e sotme është tregu që dikton muzikën, nuk dikton më muzika tregun.
Sipas Dedës, nuk mund të ketë gjëra të tilla, ne nuk jemi njerëz barbar jemi njerëz të kultivuar.
‘Në kohërat e sotme është tregu që dikton muzikën, nuk dikton më muzika tregun. Është bërë një çorap i vërtet. Ne informacionin nga bota e marrim shumë më vonesë dhe reagojmë me shumë vonesë ndaj edhe kthesën tha i madhi Jovan Bregu e bëjmë me vonesë. Ideja është që çorapin në tregun tonë , në tregun shqiptar flas është bërë sigurisht pas viteve 2000, diku nga fillimi i viteve 2000. Aty ndodhi një shiftë, shumë i çuditshëm që sot nuk po e riparojmë dot. Nuk mund ta kuptoj dot se si mund të shkoj një këngë nga fillimi deri në fund me fjalët “Unë të du, ti s’më do, unë të du ti s’më do, pse s’më do…” . Nuk mund të ketë gjëra të tilla, ne nuk jemi njerëz barbar jemi njerëz të kultivuar. Ne shkojmë nëpër shkolla, hapim libra’, tha Elton Deda.