Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Revoltohet Erion Braçe: Kam ca gjëra për të thënë për këtë llum

11:57 / August 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Erion Brace
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti socialist Erion Braçe shpreh revoltën e tij për sherrin masiv që ka ndodhur dy ditë më parë në Palasë, ku disa të rinj janë rrahur dhunshëm me njëri-tjetrin, teksa ndodheshin në një lokal buzë detit. Ai i bën thirrje qeverisë së tij që të merren me këta persona.

Sipas Braçes, këta persona që pretendohet të jenë “VIP-a” në fakt janë llumi i shoqërisë që shkojnë në këto zona bregdetare vetëm për të treguar pushtetin e parave të tyre kriminale, të pakontrolluara nga autoritetet.

“Së pari, pastroni mjediset publike nga këta. Ata nuk janë atje për pushime, por për të imponuar statusin e tyre si ‘VIP’. Këta dhe ato që i shoqërojnë nuk mund të kenë vend në mjediset tona. Së dyti, pastroni sektorin e shërbimeve nga ky model biznesi, i cili në shumicën e rasteve është informal. Ky është biznesi që tërheq këtë lloj njerëzish dhe paratë e tyre të pista. Unë respektoj çdo individ që punon në bregdet për njerëzit e zakonshëm, që synon klientelë normale dhe respekton buxhetet e tyre, duke ofruar qetësi, argëtim dhe siguri. Ky është ambienti ynë,” thekson Braçe.

Së treti, Braçe kërkon që të gjithë – policia, hetuesit, prokurorët, gjyqtarët dhe ata që merren me pasuritë e politikanëve – të veprojnë edhe ndaj parave të pista të këtyre individëve. “Pa para, këta nuk janë asgjë, zero,” shton ai.

Deputeti socialist i bën thirrje qeverisë: “Merruni një herë të vetme seriozisht me këta, jo vetëm kur përplasen në publik! Është gjëja më e thjeshtë: këta nuk duhet të kenë vend në mjedisin publik!”

erion braçe tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.