Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rexhep Meidani takim me presidentin e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane: Bashkëpunim i rëndësishëm

15:44 / March 8, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-presidenti Rexhep Meidani priti në një takim Martin Vulaj, i cili ka ardhur në Tiranë. Ai është Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane. Një takim ky për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë, Kosovës e diasporës shqiptare në SHBA.

Meidani theksoi se e lidh një miqësi dhe bashkëpunim i gjatë daton që nga periudha pas Luftës së Kosovës. Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për çështjen shqiptare.

”Martin Vulaj dhe Ilir Rusi kanë qenë gjithmonë mbështetës të palëkundur të çështjes shqiptare dhe të Kosovës. Në ditët e vështira pas Luftës së Kosovës, bashkëpunimi ynë ka qenë i rëndësishëm për të forcuar pozicionin e shqiptarëve në arenën ndërkombëtare. Kontributi i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane ka qenë i çmuar edhe për ndihmën konkrete në procese të rëndësishme për Kosovën”, u shpreh Meidani.

Të pranishmit u shoqëruan në këtë takim nga ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani. Ai cili theksoi rëndësinë e rolit të diasporës shqiptare në SHBA për stabilitetin dhe integrimin e rajonit në strukturat euroatlantike. Vulaj theksoi se Këshilli mbetet i përkushtuar për të vijuar mbështetjen ndaj Kosovës dhe forcimin e partneritetit mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.

Takimi shënoi një moment të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe diasporës shqiptare.

Albania Diaspora Rexhep Meidani SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.