Rey Manaj vijon momentin e tij fantastik, aq sa tashmë është kthyer edhe një idhull për tifozët e Sivasspor, të cilët i dedikuan dhe një banderolë gjigande në shkallët e stadiumit. Në sfidën kundër Pendikspor, Manaj gjeti sërish rrugën e rrjetës duke shënuar golin e tretë për Sivasspor, në suksesin 4-1.
Me një veprim fantastik personal, Manaj realizoi golin e 14 në Superligën turke. Sulmuesi kuqezi futet në valle për të fituar “Këpucën e Artë” teksa barazoi Mauro Icardi-n, ndërsa ndodhet katër gola larg Edin Dzeko-s, sulmuesit më të mirë deri në këtë pikë të sezonit.
18 gola ka realizuar Rey Manaj me fanellën e Sivasspor këtë sezon duke qenë golashënuesi më i mirë i ekipit turk. Me këto ritme, është e pashmangshme që Manaj të mos ftohet nga Sylvinho, të paktën për testet miqësore që kuqezinjtë do të zhvillojnë në muajt mars dhe qershor.