Këngëtarja e njohur, Rezarta Shkurta, e ftuar në emisionin Soiree të Jonida Shehut, ka tërhequr të gjithë sytë e të ftuarve por edhe shikuesve, sapo u fut në studio.
Ajo kishte zgjedhur një veshje shumë “seksi”, ku njëra anë e fustanit ishte e çarë deri të kofsha e sipër kishte një “gjysmë-xhaketë”.
Ajo foli edhe për vështirësitë që ka pasur në nisje të biznesit pasi ka përkuar pak muaj para se të arrestohej bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha, për trafik droge.
Ajo rrëfeu se kjo histori bëri që të akuzohej se “po pastronte paratë e të shoqit”, ndërsa shtoi dhe një rast, kur punimi i parë që kishte realizuar mori një reklamë negative, duke e sulmuar se po reklamonte cigaren tek fëmijët.
“Unë kisha vetëm katër muaj biznes kur ndodhi problemi im familjarë, ku përveç se sulmuan tim shoq, më sulmuan dhe mua, padrejtësisht… filluan ‘pastrim parash tek kompania’, që edhe nëse do të bëhej pastrimi i parave, nuk do të kishte ngelur aty”, u shpreh ajo.
“Në këto dy raste mendova se falimentova, por me rezultoi se fitimet atë muaj ishin herë 10-të, dhe kuptova se nuk ka reklamë të keqe apo të mirë, vetëm reklamë”, tha këngëtarja.