Ka ardhur si një rrufe në qiell vendimi për të lënë vendin e trajnerit. Edi Martini nuk është më në krye të Teutës teksa trajneri shkodran ka njoftuar dorëheqjen pas një reflektimi pas humbjes me Partizanin.
Këta të fundit përmbysën gjithçja në pak minuta sot në “Elbasan Arena” dhe duket se Martini pas një analize të situates ku Teuta ka 13 pikë në 10 javë. Katër javët e fundit pa fitore duket se kanë rënduar situatën te kampionët në fuqi dhe me një letër të gjatë Martini shpjegon dhe ndahet me familjen durrsake.
“Sot mbas humbjes me Partizanin duke marre te gjithe pergjithesite mbi vete dhe duke pare ecurine jo te mire ne keto jave i kam kerkuar presidentit Hasanbelliu dorheqejn time.Duke e falenderu pa fund presidentin Hasanbelliu per mundesine dhe besimin qe me dha jam dhe do i jem mirnjohes per gjithe jeten time.Falenderoj pa fund te gjithe lojtaret me te cilet kam punuar keto 2vjet per kenaqesine qe me kan dhene per trofete qe kemi fituar se bashku keto 2vite i them qe jeni nje pjese e rendesishme e jetes time sportive .falenderoj shefin e klubit Enid Furxhi Drejtorin teknik Renato Arapi koleget e mi Bledar Rizvani Bledar Hodo dhe padyshim ate qe rri gjithmone mas kuintave por qe eshte nje nder kryesoret ne sukseset tona Eduard Salillari duke falenderu pa mase edhe tifozat Durrsake qe me kane mbeshtetur gjate gjithe kesaj periudhe ju oroj te gjithe te mirat e ksaj bote.Jam i sigurt qe kjo nuk eshte nje lamtumire por nje mirupafshim dhe nuk mund ta mbyll kete shkrim pa i thene lojtareve te mi qe ashtu si ja dolem vjet mund t’ja dilni edhe sivjet se ju jeni kampiona mos e harroni kete.Me shume respekt EDI MARTINI”..
Martini do të mbahet mend gjatë në historinë e Teutës pasi pothuajse në një vit kalendarik arriti të fitonte tri trofe, Kupën, Kampionatin dhe Superkupën e Shqipërisë.