Eltion Lazaj, 45 vjeç u gjet pa jetë brenda makinës së tij nga familjarët, të cilët kishin humbur kontaktet prej dy ditësh.
Mësohet se viktima është vëllai ish-gjyqtarit Artan Laze, i shkarkuar nga vettingu më 11 gusht të vitit 2018.
Ka qenë një kalimtar i rastit, ai i cili e ka gjetur pa shenja jete në makinën e tij 45-vjeçarin dhe ka lajmëruar menjëherë Policinë.
“Sot, rreth orës 10:50, në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, është gjetur në mjetin e tij nga familjarët pa shenja jete shtetasi E. L., 45 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, ka njoftuar policia.