Pothuajse 80 mijë italianë u kthyen në atdheun e tyre përmes riatdhesimeve, ku mbi 1700 nga Shqipëria pas dy muaj izolim prej koronavirusit.
Sipas mediave italianes, në pothuajse dy muaj, nga 10 Mars deri në 8 maj, mbi 78 mijë bashkatdhetarë u kthyen me operacione riatdhesimi të organizuara nga Farnesina në bashkëpunim me vendet e tjera të BE-së.
Tashmë ka edhe 4 mijë akoma jashtë vendit që presin të riatdhesohen me fluturimet e reja të planifikuara.
Riatdhesimet janë kryer me avionë, tragete dhe autobusë.
Operacionet e kthimit me autobusë kanë qenë me Sllovakinë, Republikën Ceke dhe Austrianë, kurse me tragete me Spanjën, Marokun, Tunizinë dhe Greqinë. Vetëm nga Spanja, ku kishte shumë studentë për programet Erasmus, u kthyen mbi 14,000 italianë. Por një numër i konsiderueshëm ishte edhe me Mbretërinë e Bashkuar, rreth 33,000, Australinë mbi 2,000, Shqipërinë mbi 1,700, Rumaninë mbi 1.500, Maltën mbi 1,200, Marokun, Tunizinë gati 1.000 , Argjentina mbi 1,100, Republika Dominikane gati 900, Peru gati 800 dhe Kuba gati 700.