Diplomati Richard Grenell i ftuar në emisionin “Opinion”, ka treguar se Kosova duhet të kishte pranuar kushtin që i ofroi Amerika që të bëhej pjesë e NATO-s.
Grenell tha se nuk e ka kuptuar përse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka refuzuar këtë projekt që do të paguhej nga vet SHBA.
“Mendoj se para se të bëhesh anëtar i NATO, duhet te thuash “po” për një gazsjellësin që Amerika ta ofron. Kurti e refuzoi. Nëse keni qenë kohët e fundit në Kosovë, duhet ta dini se impianti i qymyrit është një problem i tmerrshëm. E ndien në mushkëri. Nëse nuk je i atij vendi, e ndien se ky impiant i qymyrit nuk është aspak i shëndetshëm për njerëzit. Nuk e kuptoj se pse Kurti ka refuzuar një gazsjellës të pastër që amerikanët ishin vetë të gatshëm ta paguanin”, tha Grenell.