Këngëtari latin me famë botërore Ricky Martin, mbrëmë elektrizoi Tiranën gjatë performancës në sheshin “Skënderbej”. Nën ritmet e këngëve latine, publiku këndoi duke dhuruar një performancë të jashtëzakonshme. Atmosfera u elektrizua akoma më shumë kur Ricky Martin hodhi në krah flamurin kuqezi. “Ju dua Tirana, ju dua”, tha ai në shqip. Nga sheshi “Skënderbej” ai premtoi se kjo nuk do të jetë hera e fundit që vjen në Shqipëri. Më herët Ricky Martin u prit nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili në shenjë mirëseardhje i dhuroi “Çelësin e Qytetit”.
Postime te ngjashme
Add A Comment