Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ridimensionimi i LGI-së, Kryemadhi takon grupin organizativ: Gratë dhe vajzat janë aset për shoqërinë shqiptare

21:20 / April 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fgi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim këtë të enjte me grupin organizativ të Lëvizjes së Gruas për Integrim, për ridimensionimin e kësaj strukture.

Me anë të një postimi në Facebook, Kryemadhi shkruan se LSI ishte forca e parë politike që ka vendosur kuotën 50% të përfaqësimit të grave në strukturat e partisë.

Kryemadhi thotë se gratë dhe vajzat janë aset për shoqërinë shqiptare dhe është detyrimi jonë t’i japim zgjidhje shqetësimeve që ato perballen çdo ditë.

Postimi i Monika Kryemadhit:

Takim me grupin organizativ të LGI për ridimensionimin e kësaj strukture shumë të rëndësishme për përfshirjen e grave dhe vajzave në politikë. LSI ka qenë forca e parë politike që ka vendosur kuotën 50% të përfaqësimit të grave dhe vajzave në gjithë strukturat e partisë.

LSI propozoi vendosjen e kuotës 50% të përfaqësimit në Kodin Zgjedhor e cila u zbatua për herë të parë në zgjedhjet lokale të 2015. Pasi ne besojmë se gratë dhe vajzave duhet t’i jepen të gjitha mundësitë, shanset për tu përfshirë në politikë dhe vendimarrje.

Gratë dhe vajzat janë aset për shoqërinë shqiptare dhe është detyrimi jonë t’i japim zgjidhje shqetësimeve që ato perballen çdo ditë. Fuqizimi i tyre ekonomik, krijimi i vendeve të reja të punës për gratë dhe vajzat është thelbesore për zhvillimin ekonomik të vendit dhe për forcimin e famijes shqiptare.

Zgjedhjet e 2023 janë shumë të rëndësishme dhe roli i grave e vajzave do jetë thelbësor, ndaj puna jonë për të evidentuar gra me integritet, profesioniste dhe të afta për të garuar në sfidën e ardhshme mbetet prioritet.

grate Kryemadhi lgi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.