Rihanna dhe i dashuri i saj miliardier, Hassan Jameel, janë duke kaluar periudhën më të qetë dhe me të bukur të jetës së tyre.
Kohët e fundit marrëdhënia po ecën aq mirë, sa këngëtarja ka vendosur që miliardierin ta prezantojë edhe me familjarët e saj.
Së fundmi mësohet se ajo e ka prezantuar Hassan Jameel tek e ëma e saj, Monica dhe një prej vëllezërve.
Katërshja është parë duke darkuar në restorantin Mason në Santa Monica.