Rihanna, një nga artistet më të njohura në mbarë botën, duket se ka dhënë një zgjidhje paksa të kushtueshme për të fituar atë që personazheve VIP, u mungon aq shumë: Privatësia.
Ylli me famë botërore, ka blerë një shtëpi prej 5 mijë metra katror në “Beverly Hills” të Kalifornisë, Rihannës kjo blerje e re i kushtoi 10 milion dollarë.
Shtëpia që ajo ka blerë është e stilit “Tudor” dhe po ashtu është afër shtëpisë që ajo e bleu vitin e kaluar, mbi 13 milionë dollarë, MansionGlobal.