Rike Roci dhe Erjona Sulejmani janë bërë mjaft të njohura edhe në shtetin fqinj Itali, dhe jo vetëm këtu. Riken e njohim të gjithë si ish banorja e Big Brother, ndërsa Erjona bashkëshortja e një ish futbollisti, por që ka fituar mjaft fansa në rrjetet sociale për pamjen e saj.
Së fundmi të dyja vajzat janë bërë bashkë, për një foto topless. Rike dhe Erjona kanë shkuar këto ditë në Spanjë, ku ishin bashkë në koncertin e J Balvin, por edhe në disa nga plazhet më të njohura.
Duket se fansat e tyre, që janë kryesisht tifozë të futbollit, janë kapur të papërgatitur dhe kjo duket nga komentet e tyre.
Fotoja topless u shkrep në ishullin e Formentera-s. Erjona postoi edhe një foto vetëm në Instagram, duke shkruajtur: “Feeling Free”