Rike Roçi njihet si një nga bukuroshet shqipatre e cila u bë e famshme nëpërmjet shtëpisë më të madhe në Shqipëri, “Big Brother Albania”, por edhe per performancën në “Euro 2016′ duke pushtuar kopertinat e mediave europiane.
Prej kohësh bukuroshja Rike Roçi i është larguar vëmendjes së medias rozë duke mos dashur të flasë shumë për jetën e saj private.
Në një intervistë dhënë Albeut, ajo tregon jetën në Itali, tifozllëkun për Kombëtaren si edhe skuadrën e saj të zemrës, Milanin.
Gjithashtu Rike na tregoi vendet ku i kaloi pushimet këtë verë teksa nuk munguan vendet turistike që tifozja e zjarrtë e Kombëtares vizotoi. Për më tepër në intervistën e mëposhtme: ”
Shpresoj që të fitojmë njëherë me Islandën nesër, se kundër Francës në nëntor nuk kemi asnjë shans, ata janë kampion bote, një barazim me ata për ne do ishte fitore e madhe, nëse fitojmë do ishte një ëndërr, mbase në nëntor do jem në stadium ende nuk e di ështe herët.
Pushimet i kam filluar në Ibiza Formentera me shoqëri…pastaj me familjen në Sardegna dhe më pas në Mykonos për pune por dhe per pak pushim….dhe i kam perfunduar ne mal.
Për momentin Piatek më duket i vetmi i denjë për bluzën e Milanit, të shikojmë edhe kata të sapo ardhurit nëse e meritojnë”, thotë Roçi.