Tayna mesa duket është rikthyer tek zënkat e vjetra në teksrin e këngës së saj të fundit.
“Krejt këta e dinë kush është ‘Tata Mata’. Zemër mos u prek se me ty s’e pata”- këndon Tayna, dhe duket qartë se i referohet një kënge të Melindës.
“S’ka lidhje për këtë punë e dimë jemi ‘Tata-Mata’. Ke qejf me u krahasu por nuk jemi të barabarta”- ishte teksti i Melindas në këngën “Pika Pika” të publikuar në 2019.
Akoma nuk ka patur një reagim nga Melinda, por duke parë si shkojnë këto punë, mund të presim akoma tekste provokative. Jo vetëm kaq por Tayna mesa duket nuk i ka marrëdhëniet njësoj dhe me këngëtaren tjetër, Dafina Zeqirin.
“Bye bye” ishte bashkëpunimi i suksesshëm i Tayna-s dhe Dafinës, të cilat e sollën thuajse dy vite më parë. Kënga e tyre bëri shumë bujë dhe numëron mbi 71 milionë klikime në Youtube.
Por thuhet se Tayna dhe Dafina i kanë ndërprerë kontaktet me njëra-tjetrën por nuk dihet arsyeja e “zënkës” midis vajzave.
Edhe pse nuk kanë më kontakt me njëra-tjetrën, sërish vajzat e këndojnë “Bye bye” në koncertet e tyre. Një video e Tayna-s është bërë virale në rrjet, teksa ajo këndon këngën dhe vihet re se ajo bën një modifikim në vargun: “Bashk na kur vina, kërkush mo veç Tayna e Doruntina”, duke hequr emrin e Dafinës.