Ju kishte marrë malli për “”Thumb”? Për të gjithë ndjekësit që u kanë munguar thumbat e Aulonës dhe Fatmës po ju japim një lajm të mirë: “Thumb” rikthehet më i fuqishëm se kurrë dhe me plot të reja.
Këtë sezon “Thumb On” do të vijë në ekranin e Ora televizion, me një studio tërësisht të re por me formulën si gjithnjë thumbuese.
Risia e sezonit nën logon e re të televizionit do të jetë transmetimi live, primetime ditën e diel në orën 21:00.
Maratona e progamit “Thumb On” do të nisë këtë të dielë, plot 90 minuta në transmetim të drejtpërdrejtë, me një shoë me të ftuar të showbiz-it, aktualitetit dhe lifestyle-it.
Për të gjithë që ju jeni kuriozë po ju zbulojmë se “Thumb On” ka rezervuar për publikun gjithashtu rubrikën e kamerave të fshehta, situata të inskenuara me në qendër personazhe të njohur të ekranit shqiptar.
Më shumë se kaq do zbuloni ekskluzivisht të shtunën,në orën 21:00 në ekranin e Ora televizion.