Qyteti jugor i Kinës, Shenzhen mbylli tregun më të madh të elektronikës në botë dhe pezulloi transportin publik aty pranë, si masë kundër përhapjes së koronavirusit, duke marrë shkas nga identifikimi i rasteve të reja.
Dhe banorëve në ato lagje u ndalohet të dalin nga shtëpitë e tyre, vetëm pasi të kenë kryer testin Covid-19, të cilin ata duhet ta bëjnë çdo ditë deri të enjten.
Si pasojë, të gjitha bizneset në zonat e prekura janë mbyllur deri të enjten, me përjashtim të supermarketeve, farmacive dhe spitaleve.
Ngrënia në restorant është gjithashtu e pezulluar, me të lejuara vetëm “marrje me vete e ushqimit”.
Kina është një nga vendet e fundit në botë që ende zbaton masa të rrepta zero-Covid, të cilat mbështeten në mbikëqyrjen gjithëpërfshirëse dixhitale, testime masive, karantina të gjera dhe bllokime të menjëhershme.