Pas rindezjes së tensioneve në veri të Kosovës këtë të hënë, ka ardhur dhe reagimi i ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier.
Sipas asaj që raportojnë mediat e Kosovës, diplomati amerikan ka ftuar në një takim 4 kryetarët e komunave në Veri. Takimi pritet të mbahet në orën 09:00 në Prishtinë.
Kryetarët e komunave duket se kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim, ku do të jenë të pranishëm dhe ambasadorët e vendeve të Quintit.