Propozimi i mazhorancës, për t’i vendosur kushte prokurorisë në rastet kur kërkon hetimin e një deputeti, ka nisur të shqyrtohet në bashkëpunim me opozitën e re parlamentare. Në draftin e paraqitur dy vite më parë, parashikohet që akuza nuk mund të kërkojë ndalimin apo procedimin e një deputeti pa pasur prova bindëse.
Në draftin për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, socialistët kërkojnë rikthimin e mbrojtjes me Kushtetutë nga hetimi ku PS ka propozuar kushte ndaj prokurorisë.
Me rishikimin e nenit 118, hetimi ose arrestimi i deputetit nuk mund të kërkohet pa paraqitur prova bindëse para Keshillit të Legjislacionit dhe Mandateve në Kuvend.
Debat ky që u zhvillua dhe në rastin e Saimir Tahirit. Ky projekt ka hasur në kundërshtinë e deputetëve të opozitës.