Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rikthehet në politikë? Arben Malaj: Nuk do kandidoj më në Vlorë, por në Tiranë sepse njerëzit janë me mendjehapur

11:17 / May 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
14 MAJ I FTUARI CLN frame 41933
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tani është anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë por ditën që do të marrë vendimin se do të kthehet në politikë do të japë dorëheqjen. Kështu është shprehur Arben Malaj, i ftuar në A2CNN.

Bashkë me Ritvan Boden, si dy ish ministra Financash, janë komentuar si të caktuar nga Rama, por Malaj e mohon këtë.

“ Jo, unë nuk jam i caktuar nga Rama. Ne duhet të mësohemi me ndarjen e pushteteve, shumë politikanë të PS-së nuk e kuptojnë ende. Unë nuk aplikova te qeveria, edhe pse e di që mazhorancën e ka qeveria. Duhej vullneti politik? Pse mos të kishte vullnet politik, për mungesë aftësie profesionale, apo kontributi ndaj vendit?”, thotë Malaj.

Për rikthimin e tij në politikë, ai ka deklaruar që nuk do të jetë detyrimisht brenda PS-së. “Po, sepse dihet që marrëdhëniet e mia me drejtimin e PS-së nuk janë më të mira. Unë pata kurajën të them që në 2011 që partia do të ndodhej përballë sfidave të vështira, që tani po i paguan”, thotë ai.

Më konkretisht? “Heqja e pushtetit absolut dhe për kohë të gjatë. Rrinim deri vonë natën për të numëruar votat. Tani gjithçka bëhet me telefon”, thotë Malaj.

Por kush është modeli politik i Malajt? Modelin e ka të prekshëm, edhe pse paksa jashtë kufijve shtetërorë. “E majta duhet të ketë një model si ai i Syrizës”, pohon Malaj.

Por nuk ka aty një populizëm që ai vetë refuzon? “Deri diku, por mos harroni se pasi mori pushtetin ai e çoji vendin në zgjedhje të parakohshme, sepse tha “me zemër jam me popullin, por si kryeministër duhet të nxjerr vendin nga kriza”, deklaron.

Vetëvendosja sapo ka hapur zyrat e saj në Tiranë, por ai mohon të ketë lidhje me modelin e tij. “Jam larg rrymave populiste”, e mbyll.

Ai ka opsionet e hapura për të ardhmen, por diçka e ka të qartë. Nëse kandidohet në zgjedhjet e ardhshme, kjo do të ndodhë në Tiranë dhe jo më në Vlorë, “sepse njerëzit janë me mëndje hapur, ka numrat më të mëdhenj dhe mundësitë po ashtu”. (Marre nga A2CNN)

Arben Malaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.