Kënga e saj “Tatuazh në zemër” u bë një hit gjashtë vite më parë duke marrë dhe çmimin e parë në “Këngën Magjike 2013”. Flasim për Besa Kokëdhimën e cila që prej fitores nuk mori më pjesë në këtë festival të muzikës.
Por mesa duket Besa ka vendosur të rikthehet. Burime për “Anabel.al” tregojnë se ajo do të konkurrojë sërish këtë vit. Madje, Besa do të jetë edhe kantautore e këngës së saj.
Këtë vit për “Këngën Magjike” kanë ndryshuar rregullat e lojës. Artistët do të votohen jo vetëm nga njëri-tjetri, por edhe nga publiku në Internet dhe juria e “New Artist”.
Gjithashtu, këtë edicion do të ketë edhe artistë “Big” përkrah atyre të rinjve.