Pas një viti pa fitues, Topi i Artë 2021 do të jepet më datë 29 nëntor në Paris. Kjo u njoftua sot nga revista France Football. Më 8 tetor do të zbulohen kandidatët e këtij edicioni të 65-të për Topin e Artë për meshkuj dhe femra.Përveç Trofeut Yachine, i cili jep portierin më të mirë, dhe Trofeun Kopa, për lojtarin më të mirë nën 21 vjeç.
Për Topin e Artë të meshkujve, një juri prej 180 gazetarësh ndërkombëtarë do të përcaktojë 30 kandidatët. Për trofeun në futbollin e femrave, 50 gazetarë do të zgjedhin 20 kandidatet e përshtatshme. Të 10 të nominuarit për Trofeun Yachine do të përcaktohen nga votuesit e njëjtë me Topin e Artë të meshkujve. Së fundi, 32 ish-fituesit e Topit të Artë do të dekretojnë 10 të nominuarit për Trofeun Kopa. Messi, Lewandowski dhe Jorginho janë favoritët për të fituar trofeun individual.